22/12/2024
Maqedoni

TRAGJEDI/ Foshnja bie nga krevati, vdes në spitalin në Ohër

    Sot në orët e hershme të mëngjesit në SPB Ohër është raportuar se, në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, pas një operacioni kirurgjikal, është ndarë nga jeta një foshnje shtatë muajshe nga Veçani, i cili, ditën e mëparshme rreth orës 16:00, është sjellë në spital nga nëna e tij

    Foshnja, sipas raportit, është pranuar në spital me hematomë në kokë dhe pas vërtetimit të hemoragjisë së trurit, është bërë ndërhyrje kirurgjikale menjëherë.

    Sipas deklaratës së nënës së tij, dëmtimet ndodhën pas rënies nga një krevat në shtëpinë e familjes në Veçan.

    Sipas udhëzimit të prokurorit publik, trupi do të transferohet në Mjekësi Gjyqësore në Manastir, ku do të bëhet autopsia. Mjekët ligjorë po ndërmarrin hapa për zbardhjen e ngjarjes, njoftoi policia.