23/12/2024
Shqipëri

Tjetër TRAGJEDI/ 24-vjeçarin e zënë gurët dhe humb jetën në vendin e punës

    Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e kësaj të marte ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.

    Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, një 24-vjeçar teksa po punonte në guroren e fshatit është dëmtuar nga gurët. Fatkeqësisht si pasojë i riu me ininciale J.V ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.