Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë natës në Golem, ku konflikti mes një çifti ka përfunduar në dhunë barbare.
Në videon e mëposhtme shihet një vajzë që është duke u konfliktuar në mes të rrugës me partnerin e saj, ku përdoret një fjalor banor.
Në një moment vajzën duket se e kanë lënë nervat dhe ka sulmuar fizikisht të dashurin duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur.
Në një moment djali ka arritur të shpëtojë nga duart e të dashurës dhe është larguar me vrap. Vajza duket se nuk e ka shfryrë gjithë inatin dhe e ka ndjekur, por në një moment është rrëzuar.