Connect with us

Lajme

Thaçi: Tri masa të mëdha për tejkalimin e situatës me pandeminë pas zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sonte realizoi takime me qytetarët në më shumë vendbanime në
Komunën e Bërvenicës. Ai porositi se është e rëndësishme të zbatohen tri masa të mëdha për tejkalimin e gjendjes me pandeminë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Masa për ballafaqim me Kovid-19 janë të nevojshme në Spitalin Klinik në Tetovë i cili duhet të marrë të paktën 1 milion euro për të funksionuar si Spital universitar klinik dhe ta mbrojë shëndetin e shqiptarëve. Çdo anëtar i familjes duhet t’i marrë nga 100 euro ndihmë urgjente për tejkalimin e pasojave nga kriza. Dhe e treta, të ndihmohet çdo punonjës taksie dhe kamerier, për bizneset e mëdha me më pak procedura”, deklaroi Menduh Thaçi në Çellopek.

Ai theksoi se është e lehtë që PDSH-ja të zgjidhet në zgjedhje.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, kjo është luftë për liri pa armë për barazi. Dilni nga shtëpia, mbani maskë dhe stilolaps, shkoni në vendvotim. Rrethoni numrin 1 Menduh Thaçin, Zoti na ndihmoi të jemi të parët në listë”, theksoi Thaçi.

Para të pranishmëve folën edhe kandidatët e tjerë për deputetë të Komunës së Bërvenicës./MIA/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Video/ Asnjë i dënuar për masakrat në Mitrovicë

21 vjet janë bërë nga dy masakra që u bënë nga forcat serbe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

As pas dy dekadash lirie këto dy masakra nuk kanë marrë një epilog. Madje për dallim nga ajo e prillit për të cilën prokuroria ka mbledhur të dhëna, për të dytën nuk ka nisur fare grumbullimin e dëshmive.

Familjarët e viktimave thonë se ende askush nuk është dënuar për këto krime.

Kronikë e gazetares Rina Mujku.

Continue Reading

Lajme

Mucunski: Në programin tonë flasim për projekte reale për Tearcë, Tetovë, si edhe për Temjanik e Kavadar

Në programin tonë politik flasim për projekte reale. Projektet që janë reale që janë të rëndësishme në Tearçe dhe Tetovë, edhe në Timjanik afër Negotin dhe Kavadar, vunë në dukje në debatin parazgjedhor të para një dite në TV 21 kandidatin për deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Njësinë zgjedhore 1, Timcho Mucunski.

Mucinski shtoi se në programin parazgjedhor të partis së tij, që do të bëhet edhe pragram i Qeveris nësi i fitojnë zgjedhjet, ka projekte të rëndësishme që do ta përmirësojnë standardin jetësor i të gjithë qytetarëve të Maqedonis të cilat do ta luftojnë edhe krizën shëndetësore që e shkaktoi pandemija e virusi korona.

– Ne, në programin tonë politik flasim për projekte reale. Projektet që janë realiste që janë të rëndësishme në Tearçe dhe Tetovë dhe në Timjanik afër Negotin dhe në Kavadar. Dhe janë projektet që do të përmirësojnë standardin, do ta luftojnë këtë krizë shëndetësore. Projekte të tilla si krijimi i një qendre për fëmijë dhe persona me nevoja të veçanta, diçka që mungon në vendin tonë, tha Mucunski.

Continue Reading

Botë

Javë tmerri për SHBA-në, me numrin rekord të infektimeve

SHBA-ja e ka thyer këtë javë katër herë rekordin e saj, kur është në pyetje numri i të infektuarve, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtatë ditë para 1 korrikut, ky shtet, që ka numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve në tërë botën, konfirmoi 40.000 raste në katër ditë ndaras, shkruan “The Guardian”.

Të mërkurën rastet shkuan mbi 50.000 fillimisht në SHBA, me 51.200 të infektuar brenda 24 orëve.

Rritja e rasteve po ndodh derisa pandemia ka filluar të kërcënojë një pjesë më të gjerë të shtetit.

Afro 10 shtete më shumë në SHBA e kaluan kufirin me të cilin tani konsiderohen epiqendra.

Në SHBA tani janë rreth 2.739.230 raste të konfirmuara dhe 128.743 vdekje, transmeton KOHA.

Brazili, i dyti pas SHBA-së, ka afro 1.5 milionë raste të konfirmuara, pas shtimit të 48.105 rasteve të reja të enjten. Në Brazil, ka 1.496.858 raste të infektuara dhe 61.884 të vdekur.

OKB-ja ka parashikuar se do të shuhen afro 2.7 milionë biznese dhe do të humben 8.5 milionë vende pune në Amerikën Latine për shkak krizës së koronavirusit. Komisioni ekonomik i OKB-së për këtë rajon ka thënë se shitoret, hotelet dhe restorantet, shumica e të cilave janë biznese të vogla dhe të mesme, do të preken më së shumti.

Rastet globale po i afrohen 11 milionëshit. Tashmë janë 10.842.615 infektime të konfirmuara në tërë botën dhe 520.785 të vdekur.

Continue Reading

Recent Posts