Një 57-vjeçar nga Tetova me një person tjetër, pretendojnë se janë mashtruar nga një shtetas i Shqipërisë. Sipas 57-vjeçarit, i njëjti ua ka marrë nga 11 mijë euro me premtimin se do t’iu hapë kompani në Dubai, por as kompaninë s’e ka hapur dhe as paratë s’ua ka kthyer.
Rasti hetohet nga Policia e Tetovës.
“Më datë 28.03.2024 në ora 14.40 në SPB Tetovë, 57-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka njoftuar se 58-vjeçari M.M. nga Republika e Shqipërisë, gjatë muajit të kaluar atij dhe një njeriu tjetri iu ka premtuar se do t’iu hapë kompani në Dubai, ndërkaq si kthim ata në tri raste i kanë paguar gjithsej 11 mijë euro. Por, as firma s’është hapur dhe as iu ka kthyer paratë, pas çfarë kanë kuptuar se janë mashtruar. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, qëndron në buletinin e MPB-së.