Instituti për hidrometrologji dhe sizmologji ka bërë të ditur se Mali i ZI është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkatë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, gjegjësisht 75 kilometra nga Podgorica.
“Sektori i sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka regjistruar një tërmet të fuqisë mesatare me epiqendër 4 km në perëndim të CARODJ (Mali i Zi) më 2 prill 2024, në orën 21:07. Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër (pika qendrore) ishte 4.3 njësi të shkallës Rihter, që korrespondon me intensitetin epicentral të shkallëve V-VI të shkallës Mercalli (MCS). Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 13 km”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet mund të ketë shkaktuar më pak dëme materiale në zonën epiqendrore.