30/12/2024
Botë

Tërmeti i fuqishëm godet sërish Turqinë

    Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi ditën e sotme provincën veriore turke të Tokatit.

    Lajmin e ka bërë me dije autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave (AFAD).

    Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo dëme materiale.

    Në orën 18:11, një tërmet ka ndodhur në lagjen Sulusarai të Tokatit. Thellësia llogaritet të ketë qenë në 5,99 kilometra”, shkruan AFAD.

    Ndërkohë që edhe Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya me anë të një postimi në X tha se, “ekipet nga AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse shkuan në vendngjarje”.