21/12/2024
Lajme Maqedoni

“Të ze belaja me shqiptarët”, pas deklaratës së Ali Ahmetit, Bilall Kasami i del në mbrojtje Mickovskit

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim nga sheshi Maqedonia në tubimin e fundit të Frontit Europian i dërgoi porosi kreut të VMRO-së që mos kruhet me shqiptarët se e ze belaja.

    Ahmeti i tha Mickovskit se është rritur me keka dhe gorabije andaj mati fjalët me shqiptarët kur kërkon që mos fitojnë në zonën 3 deputet shqiptarët.

    Pas këtyre deklaratave të Ali Ahmetit drejtuar kreut të VMRO-së, ka reaguar ashpër kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

    Ai duke mbrojtur Hirsjtan Mickovskin nga Ali Ahmeti tha se Ali Ahmeti lëshon kërcënime për tu dukur hero.