23/12/2024
Maqedoni

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen 5 pjestarë të dy familjeve të përfshira në konflikt

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Podujevë, Kosovë ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur me armë zjarri 3 persona dhe një tjetër me thikë.

    Në konflikt dyshohet se janë përfshirë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe të familjes Menxhiqi. Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Ferat Hoxha, Arjanit Hoxha dhe Sejdi Hoxha, ndërsa të lënduar dyshohet se kanë mbetur edhe nga pala tjetër, Ferit Menxhiqi dhe Berat Mexhiqi.

    Lajmin e eka konfirmuar Poliicia e Prishtinë, ndërsa nuk dihet se kush ka qenë motivi i konfliktit mes një grupi burrash në Podujevë.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dalë në një deklaratë ku ka bërë të ditur se tre nga burrat janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person tjetër është therur me thikë.

    Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

    Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” – thuhet në përgjigjen e Ahmetit.