22/12/2024
Maqedoni

Të miturit nga Shkupi rrahin një vajzë dhe e filmojnë, videon e shikon i ati

    Me datë 11.05.2024 në ora 10.30 në SPB Shkup, një 45 vjeçar nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01.55 një person i ka dërguar video material përmes rrjetit social në të cilin vajza e tij e mitur sulmohet fizikisht nga dy të mitur.

    Sipas njoftimit, në tetorin e vitit të kaluar në zonën e Qendrës, pranë shkollës së mesme ku ajo mëson, dy të miturit që mësojnë në atë shkollë e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa dy të mitur të tjerë që po ashtu mësojnë në shkollë, e kanë gjiruar ngjarjen me celular, njoftojnë nga MPB.