19/10/2024
Maqedoni

Të mërkurën rivotohet në disa vendvotime, sonte nis heshtja parazgjedhore

    Sonte në mesnatë fillon heshtja parazgjedhore për shkak të vendimit për rivotim për zgjedhjet parlamentare në disa vendvotime në njësinë e pestë dhe njësinë e gjashtë zgjedhore.

    Rivotim do të bëhet në vendvotimet në Dollnen, Krushevë, Strugë, Ohër dhe Zhelinë. Fushata për rivotim do të zgjasë deri në fund të ditës së sotme. Njëkohësisht do të vlejnë të njëjtat lista për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk do të ketë mundësi regjistrimi të të rejave.

    Sipas KSHZ-së, ekziston mundësia për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve.