Lloga: Nevojitet angazhimi i pushtetit ligjvënës edhe i atij ekzekutiv që në të gjitha këto procese, Gjykata Kushtetuese të qëndrojë gjithmonë në krye të detyrës
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pati fjalën tij në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Duke folur për “mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore të lirisë së mendimit dhe lirisë së të shprehurit publik të mendimit”, Lloga thekson se, Gjykatat Kushtetuese përfaqësojnë garantuesit kryesorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa drejtësia kushtetuese konsiderohet