Tronditet Kosova! Vritet i riu, plagoset shoku i tij dhe një grua kalimtare
Një vrasje ka tronditur mbrëmë Prishtinën. Në rrugë ‘Jeronim De Rada’, ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona. Si pasojë e të shtënave u plagos edhe personi që ishte me Hazirin, si edhe një grua kalimtare.