Moderatorja e njohur Arbana Osmani prej disa ditësh po shijon pushimet sëbashku me mikeshat në Mykonos. Arbana, Xhemi Shehu, Orinda Huta dhe disa mikesha të tjera po kaljnë një kohë relaksi duke shijuar diellin dhe detin e ishullit në një nga vendet më të shtrenjtë dhe luxury “Cavo Tagoo Mykonos”. Shifrat për të qëndruar në këtë resort janë marramëndëse.
Arbana nuk ka nguruar të ndajë momente nga pushimet përmes fotove dhe videove në Instagram, por ajo që ka marrë vëmendjen e fansave është gjoksi i moderatores. Fansat kanë parë ndryshimin në trupin e Arbanës duke komentuar se moderatorja ka kryer ndërhyrje duke zmadhuar gjoksin.
“Ta gezosh gjoksin super mami”, “Mbarove pune me femijet tani paske rregulluar gjoksin”, “Na vjen inat pse nuk e kemi dhe ne gjoksin pas 2 lindjeve si kto. Ca formule kan përdor?”, këto janë disa nga komentet në fotot e Arbanës.