22/12/2024
Lajme Maqedoni

Sulmi terrorist në Moskë, reagon Shkupi

    Qytetarë të Maqedonisë së Veriut shprehin ngushëllime për viktimat dhe të plagosurit në sulmin terrorist në Moskë.

    Nga Ambasada e Federatës së Rusisë në Shkup kanë falënderuar përmes rrjeteve sociale.

    “Ju falënderojmë për ngushëllimet lidhur me sulmin terrorist në “Krokus Siti Hol” në rajonin e Moskës” – thuhet në postimin në rrjetin social X të ambasadës së Rusisë, të shoqëruar me fotografi ku shihen kurora lulesh në hyrje të kësaj ambasade.

    Sulmi terrorist është dënuar edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski.

    “Ashpër dënoj sulmin terrorist ndaj civilëve në Moskë. Ngushëllime të sinqerta për familjet që kanë humbur më të afërmit. U dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve” – thuhet në postimin në Facebook të Presidentit Pendarovski.

    Sulmi është dënuar edhe nga “Levica” nga ku shprehin ngushëllime për viktimat.

    Sipas postimit në Facebook, “Levica” pret që ngushëllime të shpreh edhe kreu I shtetit, sic thonë, për ta shprehur indinjatën që e ndjejnë qytetarët maqedonas nga ky akt makabër, për të cilën “Levica” thotë se padyshim se e kanë kryer profesionistë të mirëtrajnuar.