22/12/2024
Botë

Stuhia e fortë godet Greqinë, moti i keq shkakton përmbytje në disa zona

    Nga dita e djeshme, Greqia është përfshirë nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm. Thesalia dhe qyteti i Kardicës, ka përjetuar përmbytje në orët e mbrëmjes, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

    Përqindjet e shiut që ranë në qytet arritën në gati 100 milimetra, (konkretisht 97.6) bazuar në matjet e stacionit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

    Në rajonin e Magnezisë fenomeni ka goditur me ashpërsi gjatë natës Pelionin e Jugut, duke përmbytur rrugë dhe rrugica në Zagora, Milies, por pa krijuar asnjë problem serioz.

    Në qytetin e Volos, ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës, por ato janë rikthyer shumë shpejt.