Connect with us

Lajme

Sot seanca e hapur për “Kumanovën”

Pas një sërë seancash të mbyllura në procesin gjyqësor për “Lagjen e Trimave”, nga sot seancat gjyqësore do të jenë të hapura për opinionin. Këtë për gazetën KOHA e kanë konfirmuar nga Gjykata Penale e Shkupit, prej ku theksojnë se brenda këtij muaji parashihet të mbahen 6 seanca gjyqësore.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka bërë të ditur se gjatë këtyre seancave gjyqësore do të bëjnë prezantimin e dëshmive të tyre, përfshirë këtu edhe dëshmitë dhe prezencën e ish krerëve të lartë të shtetit dhe rrëfimet e 37 të akuzuarve. Karakteri i mbyllur i këtij gjykimi që e shoqëroi këtë proces gjatë muajve të kaluar, ka ndikuar që gazetarët dhe mediat në përgjithësi të jenë të kufizuar në raportimin e ngjarjeve nga seancat gjyqësor, në masë të madhe për shkak se Ligji për procedurë penale, parasheh që kur prokuroria të prezanton dëshmitë nga Masat e Veçanta Hetuese (MVH), opinioni mos të jetë prezent.

Sidoqoftë, hapja e këtij gjykimi do të bëhet në prag të një vjetorit të fillimit të gjykimit të Grupit të Kumanovës, i cili nisë me 13 shkurtë të 2016, ndërsa disa muaj më vonë në qershor të po të njëjtit vit kësaj lëndë iu shtuan të akuzuarit për “logjistikë” të cilët u arrestuan në aksionin policor “Rrufeja”.

Përpos dëshmive materiale që Prokuroria i ka prezantuar së fundmi, ajo gjatë vitit të kaluar në bankën e dëshmitarëve i pat ulur edhe një varg banorësh të “Lagjes së Trimave”, respektivisht pjesëtar të njësisë news33 të cilat duke i nënshtruar pyetjeve të kryqëzuara nga prokurorët dhe avokatët rrëfyen përjetimet e tyre ngjarjet e majit të dy viteve më herët.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Lushtaku: Kam kërkuar nga Veseli që PDK t’ia jep votat qeverisë së LDK-së për të mos u varur nga Lista Serbe

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka folur për situatën politike në vend.

Lushtaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në situatën që ndodhet PDK pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale më mirë është të përfshihet në qeveri.

Ai ka thënë se më parë ishte vendim i Kadri Veselit që PDK të qëndrojë në opozitë dhe sipas tij kjo gjë ishte e mirë në atë kohë.

Por Lushtaku thotë se pas ftesës nga Haga gjërat kanë ndryshuar dhe për PDK-në do të ishte më mirë përfshirja në qeveri.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se ai dhe disa kolegë tjerë nga PDK kanë kërkuar nga Veseli që PDK t’ia ofrojë votat qeverisë së LDK-së në mënyrë që kjo e fundit të mos varet nga votat e Listës Serbe.

“Kemi thënë që t’ia jep votat qeverisë së LDK-së dhe të kërkojë llogari pa u përfshirë në të e të mos varen nga votat e Listës Serbe. Ata për fat i patën votat dhe e bënë qeverinë që është”.

Lushtaku thotë se PDK duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

“Është gabim që për shkak të inateve tona të pësoj qytetari i këtij vendi”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Temat etnike vetëm për fushatë elektorale në Maqedoninë e Veriut

Çështjet etnike kanë dominuar edhe gjatë kësaj fushate elektorale të partive politike për zgjedhjet e 15 korrikut, e cila përfundon të dielën në mesnatë. Dalja në fushatë e BDI-së, me premtimin se kryeministri i ardhshëm do të jetë shqiptar, është një nga temat që më së shumti ka nxitur reagimet e opinionit dhe të partive maqedonase, të cilat jo vetëm që e kanë kundërshtuar, por madje janë shprehur të gatshme të ndihmojnë njëra- tjetrën me deputet, në rast nevoje, vetëm që formimi i qeverisë të mos kushtëzohet nga BDI-ja.

“Jam i gatshëm që në bashkëpunim me deputetët tanë, t’i japim 13 deputetë OBRM-PDUKM-së, pasi aq do t’i duhen për të formuar qeveri të pakicës, në rast se BDI-ja kushtëzon formimin e qeverisë me kërkesën për kryeministër shqiptar. Unë jam kandidat për kryeministër dhe do të jem kryeministër i ri”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, i ka ofruar të njëjtën LSDM-së, por kreu i saj Hristijan Mickoski, ka thënë se partia e tij nuk do të ketë nevojë për shumë deputetë.

“OBRM-PDUKM-së ndoshta nuk do t’i duhen më shumë se një apo dy deputetë. Ne do të kemi shumicën dhe nuk do të lejojmë asnjë kushtëzim nga partitë tjera. Dihet se kujt i takon kryeministri në këtë shtet”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka thënë se kryeministri i vendit gjithmonë ka qenë maqedonas dhe se kështu do të mbetet edhe pas zgjedhjeve më 15 korrik.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërkohë, mbetet në qëndrimin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptar pasi, sipas këtij subjekti, këtë do ta vendosin votat e deputetëve shqiptarë.

“LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja janë kundër idesë për kryeministër shqiptar, por ju nuk mund të mohoni të drejtën e shqiptarëve për të pasur kryeministër shqiptar”, ka deklaruar Naser Zyberi, kandidat i BDI-së për kryeministër.

Partitë, gjatë fushatës kanë debatuar edhe për çështje të tjera etnike, si për gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë apo drejtimin e institucioneve tjera nga shqiptarët, simbolet kombëtare, e çështje tjera.

Por, njohësit e çështjeve ndëretnike thonë se temat e tilla etnike të partive politike, nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër, pos fushatës për të fituar pikë në zgjedhje.

Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë se situata të tilla ka pasur thuajse në të gjitha ciklet zgjedhore, madje edhe kërcënime për likuidime fizike, e forma tjera të kërcënimeve dhe fyerjeve në baza etnike.

“Tani nuk kemi kërcënime sikur në të kaluarën, por tensionet janë të pranishme, në veçanti pas daljes së BDI-së me kërkesën për kryeministër shqiptar dhe kundërshtimit të partive tjera maqedonase dhe në këtë kuadër kemi përplasje politike mes tyre, sikur edhe ajo që kjo parti, me kushtëzime të tilla nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Janë gjëra që dihen. Në fushatë zihen, ndërsa më pas bëhen bashkë, formojnë qeverinë dhe harrojnë gjithçka që kanë thënë për njëri-tjetrin”, shprehet Dimovski duke shtuar se një retorikë e tillë fare nuk ndikon në raportet ndëretnike në vend.

Ai konsideron se qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë, tashmë i kanë kuptuar, siç thotë, lojërat e partive politike, të cilat për të ardhur në pushtet nuk zgjedhin format e propagandës, përfshirë edhe raportet ndëretnike./REL/

Continue Reading

Botë

Eksperti kinez: Kriza e Covid-19 në vend ka përfunduar

Dr Zhang Wenhong, eksperti kryesor për kontrollin e sëmundjeve infektive në Kinë ka deklaruar se shpërthimi i koronavirusit në vend ‘tashmë ka përfunduar’. Ai gjithashtu tha që vaksinat që po zhvillohen nga studiuesit kinezë kundër koronavirusit do të përdoren në një të ardhme, sepse epidemia ka kaluar, shkruan Daily Mail.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që Kina ka raportuar shtatë raste të reja sot, duke çuar numrin total të të infektuarve në 83.581. Frika e një shpërthimi të ri është shfaqur në vend pasi në veri të Kinës u diagnostikua një grup i infektuar me murtajën, në të njëjtën ditë kur një tjetër banor në Kinën lindore u konfirmua se kishte ethe dengo (të mushkonjave).

Që nga mesi i qershorit, Pekini gjithashtu është goditur nga një valë e lehtë e infeksioneve të COVID-19 e lidhur me një treg të gjallesave të detit në kryeqytetin kinez. Por eksperti kryesor kinez ka pretenduar se shpërthimi i koronavirusit në vend tashmë ka përfunduar, raporton abcnews.al

Dr Zhang, foli gjithashtu në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai të enjten në lidhje me aplikimin e teknologjisë në luftën e vendit kundër COVID-19.

Ai tha: ‘Inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi sot, por më vjen keq t’ju them të gjithëve që Kina ka arritur të mbajë nën kontroll koronavirusin duke përdorur inteligjencën tradicionale.

‘Kanë kaluar gjashtë muaj. Në fakt, shpërthimi i koronavirusit në Kinë tashmë ka përfunduar. Të gjitha ilaçet dhe vaksinat që ne po zhvillojmë tani do të përdoren në të ardhmen, ‘shtoi Dr Zhang.

Kritikat erdhën menjëherë pasi një ekspert tjetër mjekësor i Kinës ka paralajmëruar popullin në maj se do të duhet të jetojmë me koronavirusin, raporton abcnews.al

Feng Lushao, një studiues nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për mediat shtetërore se COVID-19 ‘do të bashkëjetojë me ne për një kohë relativisht të gjatë në të ardhmen’.

Ai u bëri thirrje kinezëve që të ndryshojnë stilin e jetësës së tyre për t’iu përshtatur një normaliteti të ri, i cili përfshin kontrolle të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Kina ka raportuar gjithsej 83.581 raste COVID-19, ndër të cilat 357 janë raste aktive. Numri i viktimave në vend është 4634. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në 12 milion dhe të paktën 548,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

Continue Reading

Recent Posts