Connect with us

Lajme

Sindikatat dhe shoqatat: Komisioni rregullator ta tërheq vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Shkup, 1 gusht 2020 (MIA) – Sindikatat dhe shoqatat nga vendi në mënyrë më të ashpër reagojnë në vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7,4 për qind dhe kërkojnë që ai të tërhiqet.

“Revolton që vendimi sillet gjatë krizës më të madhe nga kohë më e re, kur mijëra njerëz mbesin pa punë ose marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbardhen mallverzime të ndryshme nga ana e kompanive të cilat kanë marrë ndihmë shtetërore, e nuk u kanë paguar paga punëtorëve. Me propozim vendim të tillë të dëmshëm edhe njëherë konfirmohet se goditja më e madhe nga kriza do të jetë ndaj më të rrezikuarve ekonomikë dhe punëtorëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM).

Prej atje theksojnë se revolton elaborimi i kryetarit të Komisionit rregullator për energjetikë, se çmimi është dashur të rritet, për shkak të të ardhurave të zvogëluara të kompanive energjetike.

Shtojnë se revolton edhe ajo që vendimi është sjell gjatë natës, pa asnjë konsultim publik, në mes të verës, para fundjavës së vazhduar dhe festës shtetërore, kur qytetarët nuk kanë shumë hapësirë për të reaguar në të.

Nga SPGPM-ja tregojnë edhe se shumë shtete evropiane në këtë krizë kanë sjell vendime me të cilat i kanë anuluar ose i kanë mbuluar llogaritë për energji elektrike ose e kanë ulur çmimin e energjisë elektrike.

“Shteti ynë, i cili ka varfëri dhe papunësi më të lartë në tërë Evropën, ka obligim edhe më të madh të sjell ndonjë masë të tillë, në vend që të rritë çmim. për shkak të kësaj, kërkojmë që Komisioni rregullator për energjetikë menjëherë ta tërheq Vendimin për rritjen e çmimit të rrymës!”, nënvizohet në kumtesë

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Rexhep Selimi thotë se Qeveria Kurti ishte hap i mirë për Bashkimin Kombëtar

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka shpalosur edhe një pjesë të rrëfimit të tij nga e kaluara, monbilizimin për të themeluar UÇK-në, por ka folur edhe për pasionin e tij për artin.

Ai ka deklaruar se “Familja Jashari” ishte shembulli më i mirë për të motivuar rininë që të bashkëngjitej në UÇK, ndërsa rënia heroike e Adem Jasharit sjelli edhe mobilizimin më të madh të UÇK-së në luftë.

Sipas tij, UÇK-ja do të mbetet një shembull unik me kauzë origjinale, ndërsa është shprehur se ende nuk është jetësuar ideali i dëshmorëve që ishte edhe e drejta për bashkimin kombëtar, njofton 24-ore.info

“Mbi të gjitha, ideali i tyre ka qenë liria. Bashkë me lirinë vijnë edhe të drejtat tona qytetare të cilat nuk i kemi. Për lirinë edhe mund të flasim a e kemi apo nuk e kemi, por të drejtat tjera kombëtare nuk i kemi. E, një ndër ato që nuk e kemi jetësuar ende, idealin e dëshmorëve është edhe vetë e drejta për t’u bashkuar, e drejta e bashkimit kombëtar. Kështu që bashkë me lirinë vjen edhe e drejta për vetëvendosje. E drejta për vetëvendosje sjell edhe atë që një komb i ndarë padrejtësisht, ka të drejtën e natyrshme të jetë i bashkuar. Ose, askush nuk ka të drejtë ta ndajë dhunshëm”, ka thënë Rexhep Selimi.

Ai ka mohuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po merret më me kauzën e bashkimit kombëtar.

“Ka shumë gjëra që thuhen nga një pozicion dhe që veprohet kur të vish në poziconin e duhur. Ndoshta ne kemi folur më shumë për luftën para luftës sesa kur e kemi filluar luftën. Sepse kur fillon luftën nuk ke se çfarë të flasësh për të, futesh në betejë. Dhe mendoj se Qeveria Kurti ka qenë hap i mirë drejt bashkimit kombëtar dhe do të jetë në të ardhmen hap i mirë drejt bashkimit kombëtar”, ka deklaruar Selimi. Sipas tij, bashkimi kombëtar përtej dëshirës dhe ndjenjes është edhe interes dhe se kjo përmbushet me një qeverisje të mirë.

Ai ka kundërshtuar zërat se bashkimit kombëtar do të sjellte bashkimin e problemeve të të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ata që kombin e shohin si problem, bashkimin kombëtar mund ta shohin si bashkim i problemeve. Kombi nuk është problem. Ata që e shohin bashkimin si moszhvillim, atëherë hajde le të ndahemi edhe këta që kemi ngelë, pra. Po të jetë ndarja zhvillim do të ndahej Gjermania sot me të gjitha ato “lande” që i ka. Ose Zvicra me gjithë ato kantone që i ka. Pra, ndarja nuk është avancim, nuk është zhvillim. Ndarja nga trungu, jo. Ndarja nga e huaja mund të jetë zhvillim. Dhe ne e kemi bërë këtë parën, jemi ndarë nga i huaji, jemi ndarë nga Serbia, jemi ndarë nga ata që nuk iu përkasim, por kjo nuk do të duhej të shihej njëjtë me ata që i përkasin njëri – tjetrit”, ka deklaruar Selmi duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria janë një tërësi e ndarë në dysh.

Continue Reading

Kosovë

Lladrovci po vazhdon trajtimin në infektive me oksigjeno-terapi

Kryetari i Komunës së Drenasit, është shtrirë në Klinikën Infektive. Lladrovci ka thënë se gjendja e tij është stabile.

Dhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me COVID 19, Ramiz Lladrovci është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë

Ai njoftoi se do të izolohet në shtëpinë e tij në Drenas, por që nga e mërkura u detyrua të kërkoi ndihmë në QKUK.

Gjendja e tij thuhet se është stabile.

Këtë gjë e tha në një bisedë për T7 edhe djali i tij, Lapidari i cili gjatë së premtes u pa në klinikën ku po trajtohet kryetari i Drenasit.

Lapidar Lladrofci, tha se babai i tij është duke u trajtuar me oksigjen.Ndërkohë në dhomën ku po trajtohet Ramiz LLadrovci, duket se nuk kishte pacientë të tjerë dhe se trajtimi ndaj tij ishte i mirë.

Edhe në komunën e Drenasit kanë thënë se gjendja e kryetarit është e mirë, por me rekomandimin e mjekëve ai është shtrirë në Infektivë.

Ramiz Lladrovci kishte njoftuar me 27 Korrik se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Continue Reading

Botë

Nitrat apo raketa? Erdogan bën deklaratën e fortë për shpërthimin në Beirut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bëri deklarata të forta në lidhje me shpërthimin e pak ditëve më parë në Liban, i cili shkaktoi 135 të vdekur dhe 5 000 të plagosur.

Ndryshe nga sa janë shprehur deri më tani autoritetet lokale libaneze, Erdogan nuk qendroi vetëm tek versioni i nitratit duke përmendur edhe një version tjetër, atë të shpërthimit të raketave të fshehura aty duke theksuar ndërkohë që askush s’duhet të nxitohet në përfundime.

“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili shpërthimin e cilësoi si një “sulm” dhe jo incident. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm.

Continue Reading

Recent Posts