22/12/2024
Maqedoni

Shtetasi i Serbisë arrestohet në “Bellanocë”, kërkohej nga Interpoli

    Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Bellanocë” është arrestuar një shtetas i Serbisë, i cili po kërkohej nga Interpoli.

    “Me datë 26.04.2024, në ora 14:40, në vendkalimin kufitar “Bellanocë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria F.Ll. (35) nga R.Serbisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se është me evidencë operative STOP në listën e kërkimit të Interpolit”