23/12/2024
Maqedoni

Shtetasi i Maqedonisë vret gruan 30-vjeçare

    Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut pranë pikës pagesore në Preshevë.

    30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic.

    Më 8 mars ajo ndodhej në një veturë “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut.

    Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me ç’rast burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten.

    “Pacienti V.J. (30) e cila më 8 mars ishte sjellë nga Vranja në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish për shkak të plagëve me armë zjarri dhe pas operacionit është shtruar në Klinikën e Anestezisë dhe pas të gjitha përpjekjeve të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Nishit ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga spitali në Nish, transmeton “Blic”.