22/12/2024
Maqedoni

Shtatë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në hyrje të Qendrës Klinike në Shkup

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në bulevardin “Vodnjanska”, respektivisht para hyrjes së Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Dy vetura janë përplasur fillimisht mes vete, duke shkaktuar dëmtimin edhe të dy veturave të parkuara, pas çka janë lënduar 7 persona. “Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të një veture BMW me targa të Shkupit e drejtuar nga M.M. (45) nga Shkupi, një veture Audi me targa të Shkupit e drejtuar nga N.R.(40) nga Shkupi dhe dy vetura të parkuara të pasagjerëve “Golf” dhe “Mercedes”, të dyja me targa të Shkupit. Në aksident janë lënduar shtatë persona, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thonë nga Ministria e Brendshme.