23/12/2024
Lajme Shqipëri

Shqiptari vret pronarin e lokalit në Gjermani, nxjerr papritur armën dhe e qëllon disa herë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë. Një 52 vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronarin e një lokali në Duseldorf.

    Sipas mediave të huaja, pronari 38-vjeçar kishte pasur një debat me tone të larta, që më pas ka përshkallëzuar me përdorimin e armës. Ata kanë dal në ambientet e jashtme të lokalit, ku shqiptari e ka nxjerrë armën, duke e qëlluar disa herë viktimën.

    Autori thuhet se është kthyer në lokal pas krimit dhe ka kërcënuar edhe klientët e tjerë. Deri më tani nuk dihet nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.