22/12/2024
Futboll

“Shqiponja” e Ardian Ismajlit tërbon serbët – fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

    Më pak se dy muaj kanë mbetur deri në Kampionatin Evropian në Gjermani , dhe kjo periudhë është më e bukura për koleksionistët e figurave të futbollit.

    Gjegjësisht, albumi për Kampionatin Evropian është lansuar së fundi, dhe risia është se nuk prodhohet më nga ikonikja Panini, por nga amerikanët Topps, shkruan mediumi kroat “24sata.hr“.

    Ardian Ismajli, futbollist i Empolit dhe përfaqësues i Shqipërisë, në foton e tij shfaq shqiponjën dykrenare, simbolin e vendit tonë, e cila tërboi tifozët dhe mediumet serbe. Topps e përfshiu atë foto në album.

    “Provokoim i turpshëm! Shqiptari ka treguar simbolin e “Shqipërisë së Madhe” në fotot që shiten edhe në Serbi”, ka shkruar mediumi serb Informer, e në shok është edhe Blic.