News33.tv ka siguruar një tjetër video ku shihet më qartë shpërthimi i ndodhur pasditen e kësaj të premte në Lushnjë, ku si pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë të plagosur.
Nga pamjet shihet qartë momenti kur flakët janë përhapur me shpejtësi dhe toka është tronditur. Nga ajo që u bë me dije më herët për mediat, dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një bombule oksigjeni e cila kishte rënë nga vinçi dhe kishte shpërthyer.
Jetën humbën dy persona, babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin në vinç. Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, shkruan news33.tv.