Bashkimi i tyre erdhi nga hiçi dhe krejt papritur. Pas shpalljes së koalicionit të tyre “VLEN”, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasam, Bekim Qoku e Arben Taravari u bënë të pandarë. “5 shokët e bashkëpuntorët” shiheshin kudo bashkë, në fushatë e takime. Nëse kërkoje Taravarin do e gjeje me Mexhitin, Qokun, Gashin e Kasamin. Por, si duket “5 shokët” i kanë “marrë më sysh”!
Fushata elektorale po vijon normalisht dhe Mexhiti Gashi e Kasami po vazhdojnë me takimet e tyre. Ajo çfarë është vënë re është fakti se nëpër këto takime mungon dikush, pikërisht Arben Taravari.
Vlen për tu theksuar se ditën e djeshme ata udhëtuan drejt Strugës, ndërkohë ish-kreu i ASH-së, Taravari preferoi që të mos shkonte dje, por sot.
Gjithashtu ai nuk ishte i pranishëm në deklaratën e sotme që bashkëpuntorët e tij të VLEN dhanë për mediat, ku dhe ripërsëritën premtimet e tyre bosh.
Mos vallë mungesa e Taravarit do të thotë që marrdhënia e tyre është ftohur? A i kanë bërë dalje Arben Taravarit, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bekim Qoku dhe Bilall Kasami?