22/12/2024
Kosovë

Shpalosi krimet e luftës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, çfarë simbolizon karfica që mbante Osmani në xhaketë?

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur të hënën në Këshillit të Sigurimit të OKB-së me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiç për krimet e regjistruara gjatë luftës në vend.  Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani përmendi në Këshill të Sigurimit. Gjatë këtij takimi ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale. Ajo gjithashtu i kërkoi Vuçiçit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Milloshoveçit.

    Përveç fjalimit të mbajtur të Osmanit një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendje është karfica që mbante në xhaketa gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit. Në pamje të parë duket një karficë normale ku duket e qëndisur një lule e bardhë. Por në të vërtetë ajo karficë ka një histori më të veçantë dhe të thellë që ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë. Karfica është një nga shumë karfica të cilat janë zbukuruar dhe qëndisur nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.