21/12/2024
Botë

Shoferi harroi të ngrinte frenat e dorës, kamioni merr para turmën e nxënëse. Pamjet nga aksidenti i frikshëm

    Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një shqafjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të rrotullohej tatëpjetë pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës.

    Aksidenti, nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në kujdes intensiv dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron.

    Në video shihet kamioni, i cili përdorej për të shitur akullore, fillon të rrokulliset tatëpjetë, ndërkohë që spektatorët e ngjarjes nuk e kanë vënë re, pasi i kanë kthyer kurrizin. Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

    Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.