22/12/2024
ShowBiz

Shkuan për koncert në Zvicër, këngëtari nga Kosova: Policia zvicerane arrestoi Soni Malajn, Don Phenomin dhe Sinan Vllasaliun

    Këngëtari Labinot Rexha bën me dije se gjatë kontrolleve para një koncerti më 13 prill në Zvicër, janë arrestuar këngëtarë të njohur të skenës muzikore. Teksa flet për Gazetën Insajderi ai thotë se gjatë kontrollit u arrestuan këngëtarët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj e Don Phenom, ishin të pranishëm afro 150 policë. Rexha kishte leje punë prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.

    “Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku. Diskoteka është duke vazhdu me punë“, tha Rexha.