22/12/2024
Maqedoni

Shkeli Kushtetutën, Taravari e mbron Siljanovskën: Është në euforinë e zgjedhjeve

    “Nuk është e ndaluar kur ne flasim publikisht… Unë shpesh them Maqedonia, as “Republika” as “e Veriut””.


    Kështu është shprehur mes tjerash Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 kur u pyet se si e komentin veprimin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova e cila gjatë betimit nuk e përdori emrin kushtetues, por vetëm Maqedonia.

    Taravari tha se këtë Davkova e bëri nën euforinë e fushatës zgjedhore.

    “Unë mendoj se zonja Davkova ende është në eufori të zgjedhjeve. Unë mendoj se nuk e ka bërë me vetëdije. Më shumë deklarativisht e ka bërë sa për të treguar se ka një lloj konsistence me fushatën zgjedhore. Deklarata e shpalljes si presidente është me “Maqedonia e Veriut”, dje pas inaugurimit njëjtë ka qenë me “Maqedonia e Veriut”. Para se të vij këtu më brifuan se ajo ka deklaruar se e ka përdorur ashtu dje, por që më tej do të përdorë emrin kushtetues si Maqedonia e Veriut”, tha Taravari më tej.

    Megjthatë Taravari përfundon duke thënë se presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës dhe shprehu besimin se Davkovka tani e tutje do ta përdorë “Maqedonia e Veriut” dhe se nuk do ta përsërisë situatën e djeshme.