Personi që shihni në foto është 18-vjeçari Aurelio Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës pas një sherri mes një grup të rinjsh.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, Tiranë, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshtarët e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen rrugës për spital, ndërkohë autorët u larguan menjëherë pas ngjarjes.
Burime për mediat bënë me dije më herët se shkak i sherrit mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë me të cilën viktima shoqërohej. Gjithashtu mësohet se në momentin e sherrit ajo ka qenë prezente në makinën ku ndodhej edhe 18-vjeçari Dervishi.