22/12/2024
Shqipëri

Sherr mes të miturve, 9-vjeçari qëllon me thikë 13-vjeçarin

    Sherri mes të miturve është një fenomen që sa vjen dhe po përhapet në vendin tonë. Sherre që kemi parë që kanë përfunduar në tragjedi.

    Një tjetër rast dhune mes të miturve është shënuar në Elbasan, ku një 9-vjeçar ka qëlluar me thikë (biçak) një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

    “Janë referuar materiale në Prokurori për një 9-vjeçar, pasi mesditën e djeshme, në rrugë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.