21/12/2024
Shqipëri

Sherr me thika, ndërron jetë 18-vjeçari

    Një sherr me thika është shënuar mbrëmjen e sotme tek rrethi i Shkozës, kur për pasojë ka ndërruar jetë një 18-vjeçar.

    Policia njofton se si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi Aurelio Dervishi, 18 vjeç.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

    “Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.  Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.