Vëmendja kryesore e showbizit shqiptar ditët e fundit ka qenë tek Bardhi, dalja e papritur e tij prej formatit dhe gjithashtu gjendja shëndetësore e nënës.
Mirëpo pasi Sara ngriti dyshimet se Bardhi është larguar prej menaxherit, vetë ky i fundit reagoi ditën e djeshme, postim i cili u fshi më pas.
“Famen ky e ka marr me pune me kange me sjellje jo me skandale po ju premtoj qe kush mundohet me perdor ksi situate kam me ja dhan famen po per tkeq”, shkruante Jetmiri në postimin e tij, për të cilin pati dhe një kundërpërgjigje nga partnerja e Bardhit, Sara Gjordeni.
Pasi u “sulmua” nga menaxheri i të dashurit të saj, Sara ka kërcënuar hapur këtë të fundit duke e paralajmëruar se nëse vijon me sulmet ndaj saj ajo do e “shkatërrojë”.
“Jetmir Agaj, po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh. Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes po tije që prap për hatër të Bardhit. Edhe një story, sulm ndaj meje e do të të shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm një postim. E do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkruan Sara, duke vendosur në fund të postimin dhe mbiemrin e Bardhit, Sara Nikol Idrizi, duke lënë të kuptohet kështu që “rrënjët” e saj në jetën e Bardhit janë të forta.