Connect with us

Botë

Rusia gati vaksinën në Tetor/ Fauci, shprehu shqetësimin e tij lidhur me raportimet se vaksinat kundër COVID-19 po zhvillohen në Rusi dhe Kinë

Rusia planifikon që të zbatojë “vaksinim në shkallë të gjerë” ndaj koronavirusit në muajin tetor, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko.

Duke folur për gazetarët, Murashko shtoi se mësuesit dhe punëtorët shëndetësorë do të jenë prioritet në këtë program vaksinimi. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje rreth vaksinës apo këtij programi të vaksinimit.

Më herët gjatë javës, agjencia e lajmeve Reuters, duke u thirrur në një burim anonim, raportoi se vaksina e parë potenciale për COVID-19 e Rusisë pritet të marrë miratimin e qeverisë në muajin gusht.

Rusia raportohet se ka zhvilluar dy vaksina – një është zhvilluar nga Instituti Gamaleya në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe një vaksinë tjetër po zhvillohet nga laboratori shtetëror për kërkime Vektor.

Gjatë dëshmisë së tij para Kongresit amerikan më 31 korrik, zyrtari kryesor i SHBA-së për sëmundje ngjitëse Anthony Fauci, shprehu shqetësimin e tij lidhur me raportimet se vaksinat kundër COVID-19 po zhvillohen në Rusi dhe Kinë.

“Shpresoj që kinezët dhe rusët po i testojnë vaksinat përpara se t’ua japin ato qytetarëve”, tha Fauci. /REL

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Nitrat apo raketa? Erdogan bën deklaratën e fortë për shpërthimin në Beirut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bëri deklarata të forta në lidhje me shpërthimin e pak ditëve më parë në Liban, i cili shkaktoi 135 të vdekur dhe 5 000 të plagosur.

Ndryshe nga sa janë shprehur deri më tani autoritetet lokale libaneze, Erdogan nuk qendroi vetëm tek versioni i nitratit duke përmendur edhe një version tjetër, atë të shpërthimit të raketave të fshehura aty duke theksuar ndërkohë që askush s’duhet të nxitohet në përfundime.

“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili shpërthimin e cilësoi si një “sulm” dhe jo incident. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm.

Continue Reading

Botë

Xhamitë në Gjermani marrin letra kërcënuese

Salih Ozkan, një përfaqësues i grupit turko-musliman DITIB, tha se neo-nazistët e dyshuar u dërguan letra kërcënuese xhamive në qytetin Fuerth dhe rrethin e afërt Wahlen.

Të paktën dy xhami në shtetin qendror gjerman Hesse këtë javë morën letra kërcënuese, njoftuan përfaqësuesit e komunitetit musliman në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Salih Ozkan, një përfaqësues i grupit turko-musliman DITIB, tha se neo-nazistët e dyshuar u dërguan letra kërcënuese xhamive në qytetin Fuerth dhe rrethin e afërt Wahlen.

Ozkan tha se letrat përmbajnë kërcënime dhune ndaj muslimanëve dhe ishin nënshkruar nga një grup që e quanin veten “NSE 2020”.

Ai i bëri thirrje policisë që të kryejë një hetim serioz dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për xhamitë.

Nuk është e qartë nëse kërcënimet kanë lidhje me rrjetin neo-nazist në hije “NSU 2.0”, i cili ka dërguar qindra kërcënime me vdekje për muslimanët dhe imigrantët e shquar gjatë dy viteve të fundit.

Në muajin korrik, autoritetet gjermane arrestuan një oficer të pensionuar të policisë dhe gruan e tij me dyshimin se disa nga letrat kërcënuese ishin shkruar dhe dërguar nga çifti.

Nënshkrimi “NSU 2.0” ishte një referencë për organizatën terroriste të ekstremit të djathtë NSU (Socialistët Kombëtarë Nëntokësorë).

Midis viteve 2000 dhe 2007, grupi NSU vrau dhjetë njerëz, përfshirë tetë imigrantë turq dhe një grek, si dhe një oficer policie, por vrasjet kanë mbetur të pazgjidhura.

Përderisa zbulimet e fundit kanë treguar se agjencia e brendshme e intelegjencës e Gjermanisë kishte dhjetëra informatorë që kishin kontakte me të dyshuar të NSU-së, zyrtarët këmbëngulën se ata nuk kishin informacione paraprake në lidhje me celulën terroriste NSU dhe vrasjet.

Continue Reading

Botë

SHBA sanksionon shefen ekzekutive të Hong Kongut dhe zyrtarë të tjerë

Përcaktimet janë bërë në bazë të një urdhri ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i nënshkruar më 14 korrik, që lejon zbatimin e sanksioneve mbi individët për të cilët administrata vlerëson se po dëmtojnë demokracinë e Hong Kongut.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Caarrie Lam dhe dhjetë zyrtarëvë të tjera me pretendimin për “dëmtimin e autonomisë së Hong Kongut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përcaktimet janë bërë në bazë të një urdhri ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i nënshkruar më 14 korrik, që lejon zbatimin e sanksioneve mbi individët për të cilët administrata vlerëson se po dëmtojnë demokracinë e Hong Kongut.

“SHBA është me popullin e Hong Kongut dhe ne do të përdorim mjetet dhe autoritetet tona për të shënjestruar ata që dëmtojnë autonominë e tyre”, tha në një deklaratë Steven Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.

Departmenti amerikan akuzon shefen ekzekutive të Hong Kongut se është “përgjegjëse e drejtpërdrejtë për zbatimin e politikave të Pekinit për shtypjen e lirisë dhe proceseve demokratike”, duke theksuar se ajo renditet në listën e zezë për përfshirjen në zhvillimin dhe zbatimin e një ligji të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shuajë shprehjen e lirë në territorin gjysmë autonom kinez.

Continue Reading

Recent Posts