Connect with us

Autozone

Rolls-Royce largon 9 mijë punëtorë për shkak të Covid-19

Prodhuesi i njohur britanik i automjeteve luksoze dhe motorëve për avionë Rolls-Royce njoftoi se për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) është detyruar të shkurtojë 9.000 vende pune, raportuan sot mediat britanike.

Kompania e cila prodhon automjete dhe motorë për avionë sqaroi se shkurtimi i fuqisë punëtore për afër një të pestën kryesisht do të godasë sektorin e aviacionit civil. Poashtu, Rolls-Royce thekson se industrisë së aviacionit i nevojiten disa vite për të marrë veten nga pasojat e pandemisë globale.

“Kjo nuk është krizë e prodhimit tonë. Por, është një krizë me të cilën po ballafaqohemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Warren East, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce.

Pritet që shkurtimi më i madh i vendeve të punës të ndodhë në Britani të Madhe.

Rolls-Royce ka punësuar 52 mijë persona në mbarë botën ndërsa East për BBC tha se kompania akoma nuk ka vendosur se ku saktësisht do të ndodhin shkurtimet e vendeve të punës, për shkak të konsultimeve me sindikatat.

“Është e sinqertë të thuash se aktulisht të punësuarit në aviacionin civil përbëjnë rreth dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Britani të Madhe”, ka thënë East.

Përpos shkurtimit të vendeve të punës, kompania njoftoi se do të shkurtojë shpenzimet në zonat ku janë objektet e saj prodhuese dhe pasuritë./AA

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Auto Info

Një gjerman aksidentalisht e shiti BMW-në e tij për një euro

Ai bëri një gabim, një gabim shumë të shtrenjtë.

Gjithnjë e më shumë njerëz që nuk shesin makinat e tyre në treg, por provojnë fatin e tyre në faqet e specializuara si eBay për shitjen e makinave. Dhe një gjerman u kujtua për një përpjekje të tillë.

Siç shkruan Automobilwoche, pronari pa emër i BMW-së vendosi të përdorë eBay për të shitur makinën e tij. Sidoqoftë, një gabim i tij dhe bëri që makina të ofrohet në ankand me një çmim fillestar prej 1 eurosh. Shumë shpejt u gjet një blerës i cili e bleu makinën për një euro të vetme.

Shitësi e vuri re gabimin shumë vonë dhe makina u shit vërtet.

Ai bëri apel dhe çështja përfundoi në një gjykatë në Frankfurt. Pasi shqyrtoi argumentet e të dy palëve, gjykata vendosi në favor të shitësit sepse shitësi theksoi se ai priste që makina të shitej me një çmim më të lartë se ai i përmendur. Blerësi ishte i pakënaqur me vendimin, por nuk zgjodhi të apelonte.

Prandaj, nëse vendosni të përdorni platforma të tilla për shitje të makinave, sigurohuni që të kontrolloni se çfarë keni shënuar në reklamë.

Continue Reading

Auto Info

Një super limuzinë po krijohet në Itali

Emri i tij është Aznom Palladium, dhe me pak fjalë, është një “luks i pazakontë për të gjitha terrenet”.

Projekti i përbashkët i Aznom Automotive dhe Camal Studio sjell luksin në një makinë plotësisht të re, transmeton Telegrafi.

Me një gjatësi prej 6 metrash dhe një fund të stilit Rolls Royce, me siguri do të jetë një fenomen në rrugë, por edhe në fushë.

Makina është parashikuar të të ketë një motor V8, dhe fuqia maksimale do të jetë 680 kuaj fuqi.

Duke gjykuar nga projektet e mëparshme, baza e këtij automjeti është marrë nga prodhimi serik, por burimi do të mbetet i panjohur për ca kohë.

Në çdo rast, duhet të jemi të durueshëm deri në shtator, sepse në atë kohë shpallet premiera e kësaj makine. /Telegrafi/

Continue Reading

Auto Info

Elon Musk: Do realizojmë automjetet vetëlëvizëse deri në fund të 2020

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se kompania e tij është ‘shumë afër’ për të realizuar me sukses teknologjinë e automjetit vetëlëvizës të nivelit të pestë, dhe thotë se kjo mund të arrihet deri në fund të vitit 2020.

Sidoqoftë, kjo teknologji e përparuar ende kërkon që shoferët të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i mbajnë duart fort në timon, dhe automjetet janë akoma larg nga të qenurit plotësisht autonomë.

Me autonomi të nivelit të pesë, të cilin Musk e ka diskutuar prej kohësh si një qëllim të kompanisë, shoferi do të ishte në gjendje të pushonte dhe ta linte makinën e tij të bënte gjithë punën.

Musk tha:

Jam jashtëzakonisht i sigurt që niveli i pestë ose në thelb i plotë i autonomisë lëvizëse të automjetit, do të ndodhë dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt.

Continue Reading

Recent Posts