19/10/2024
Maqedoni

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

    Një opozitar profesionist. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama homologun e tij, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ku sipas tij, Kurti nuk përmbushet nga epshi i revolucionit dhe krijon parti në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

    Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Rama shrehet se nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Ai tregoi se ditën kur kryeministri Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe shpalli fushatën kundër qeverisë së tij, ata hëngrën spageti bashkë.

    “Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

    Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”,deklaroi Rama