Maji i ethshëm po afron ku mijëra qytetarë do i drejtohen kutive të votimit për të votuar kryeministrin e ardhshëm, i cili do të udhëheqë Maqedoninë e Veriut për 4 vitet e ardhshme.
E teksa presim ditën e zgjedhjeve për të zbuluar se kush do të jetës fituesi, sondazhet paraprakisht po hedhin dritë lidhur me atë çfarë qytetarët mendojnë dhe se kë nga partitë ata shohin për t’ i udhëhequr dhe për t’i besuar votën e tyre.
Së fundmi, nga sondazhi (anketa) e zhvulluar nga IPIS, ajo çfarë është interesante është fakti që Aleanca për Shqiptarët vijon të jetë e bashkuar. Pavarësisht, tradhtisë që u has muajve të fundit kjo forcë politike nga ish-kreu Arben Taravari, qytetarët, mbështetësit e Aleancën për Shqiptarët vijojnë të jenë të bashkuar, shkruan news33.
Nga anketa e zhvilluar rezulton se ASH e vetme merr plot 5 mandate. Më konkretisht, në zonën 5, 1 deputet, në zonën 2, 1 deputet, në zonën 1, 1 deputet edhe në zonën 6 fiton 2 deputetë.
E pra, këto rezultate paraprake tregojnë se shqiptarët duan ndryshimin, duan bashkimin dhe i besojnë Aleancës për Shqiptarët si dhe liderit të kësaj force politike, Ziadin Selës.