Connect with us

Lajme

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë jashtë vendit, por duhet të nënshkruajnë një deklaratë

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë jashtë vendit, por rrezikun ta marrin mbi vete, kështu që në vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut ju duhet të nënshkruani një deklaratë të përshtatshme të lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Mbushja do të bëhet në vendkalimet kufitare, ndërsa me atë deklaratë, çdo qytetar merr përsipër të mos kërkojë ndihmë nga shteti, në rast se has një problem jashtë vendit.

Pas hyrjes në vend, çdo qytetar duhet të paraqesë një test të vlefshëm PSR, të bërë brenda 72 orë dhe duhet të jetë negativ.

Në vendkalimin kufitar nënshkruhet edhe deklaratë për vetizolim 14-ditor. Nëse nuk paraqitet një test PSR gjatë hyrjes në vend, atëherë duhet të shkoni në karantinë shtetërore 14-ditor./Telegrafi/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

“Mos më qëlloni ju lutem” – Publikohen pamje të reja nga rasti i George Floyd

Pamje të reja të rastit të George Floyd janë publikuar së fundmi ndërsa Daily Mail i ka shpërndarë po ashtu, teksa në detaje shihet se si nisi ngjarja e afro-amerikanit, e cila ngjalli protesta të shumta në shumë vende të botës.

Videoja fillon me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë. Ky moment shihet edhe tek videoja e mëposhtme 18 minutëshe.

Continue Reading

Kosovë

Deputeti Ukaj që iu vërsul Vjosa Osmanit, premton se do t’ia mbyll gojën edhe Mimoza Kusarit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.

Kjo për shkak se Mimoza Kusari-Lila, kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se ky i fundit doli në terren duke qenë i dyshuar se është i infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, reagoi përmes një shkrimi në Facebook, duke e quajtur “xhelate” deputeten Kusari-Lila.

Në një reagim në Facebook ku shahej deputetja Kusari Lila për kritikat që ia bëri Hotit, Ukaj ka shkruar “Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”.

Kryeministri Hoti ka njoftuar dje përmes një shkrimi se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit. Rrjedhimisht, si i dyshuar potencial me koronavirus, Hoti kishte dalë në terren duke vizituar disa biznese dhe fermerë në Dragash.

E për shkak se Hot nuk u izolua, reagoi Kusari-Lila duke thënë se nuk na duhet arsye më shumë për ta shkarkuar.

Pas shkrimit të Kusari-Lilës, Isa Mustafa e quajti deputeten e VV’së “xhelate”.

E për reagimin e Xhavit Ukës ndaj Vjosa Osmanit, Shefi i Kabinetit të kësaj të fundit, ka thënë se Ukaj përdori fjalë banale ndaj kryetares së Kuvendit.

Sipas tij, shprehja “Ule gishtin se ta fus në b****”, Peci ka thënë se kjo është vetëm një pjesë e fjalëve fyese që Ukaj i ka përdorur ndaj Osmanit./GazetaExpress/

Continue Reading

Kosovë

Hyseni pas takimeve në State Department dhe Shtëpi të Bardhë: Amerika përkrah marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendës Asistent-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit Amerikan, Mathew Palmer. Palmer është edhe emisar Special për Ballkanin Perëndimor.

Hyseni ka shkruar në Facebook rreth këtij takimi.

“Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, I cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

“Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”

Hyseni tregoi edhe për një vizitë tjetër që pati në kohën sa po qëndron në Uashington.

“Pas takimit me Matheë Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon”, tregoi ai. /Express/

Continue Reading

Recent Posts