22/12/2024
Maqedoni

Qytetarët bllokojnë selinë e VLEN-it në Shkup

    Mbështetësit dhe zyrtarë të BDI-së kanë bllokuar selinë e koalicionit, VLEN, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

    Gazetarja e Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, që po raporton nga atje, ka bërë të ditur se forca speciale të Policisë maqedonase kanë zbarkuar para selisë së VELN-it.

    “Tek selia e VLEN-ti në sheshin Skënderbeu në Shkup janë shtuar numrat e njësis speciale të Policisë, pasi simpatizantët e BDI-së kanë ardhur para selisë së VLEN-it. Në momentin kur ishte paralajmëruar konferenca e Tarvarit dhe koalicionit VLEN. Turma po bëhen më e madhe dhe Policia është në gatishmëri që të mos kalojnë tek zyra e VLEN-it”, ka njoftuar Bylykbashi.