23/12/2024
Botë Shqipëri

Qytetar nderi në Itali, ky është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

    Nuk është hera e parë që një shqiptar emigrant në Itali humb jetën në vendin e punës apo në kantiera ndërtimi. Një prej tyre është dhe Abdulla Biskun, 58 vjeç i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, më 16 prill pas një aksidenti në vendin e punës.

    58 vjeçari, Abdulla Bisku i cili fatkeqësisht humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej 4 metrash, jetonte në Asola rreth 300 metra larg nga vendi ku ndodhi aksidenti.

    Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit i cili prej 33 vitesh jetonte në shtetin italian.

    Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që shkoi në zonën e Mantovanos në vitin 1991 me një anije plot me njerëz dhe vetëm me shpresë. Pasi zbriti në Brindisi, në muajt e parë u vendos në Piacenza e më tutje zgjodhi Asola-n për të jetuar.

    Ai u vendos në Asola bashkë me 5 miq të tjerë. Pasi gjeti punë si murator ai mori me vete më vonë të vëllain, femrën që më pas u bë gruaja e tij dhe bashkatdhetarë të tjerë të cilët i ndihmoi që të gjejnë shtëpi, të punojnë dhe të integrohen në komunitet. E kur mbërriti në Asola kishte vetëm 6 shqiptarë, tashmë atje numërohen rreth 600 të tillë. Historia e tij është inspirim për të tjerë.”

    Ky lajm i hidhur ka tronditur komunitetin shqiptar në Asola dhe prej dy ditësh në shtëpinë e tij të cilën e kishte blerë vetëm një vit e gjysmë më parë, kanë shkuar për ngushëllim bashkëatdhetarët dhe miqtë e 58-vjeçarit.

    Qytetar nderi në Itali, ky është shqiptari që humbi