21/12/2024
Lajme Maqedoni

Qytetar nderi i Prizrenit, Ahmeti: Nuk do të ju zhgënjej, UÇK-ja jetësoi idealin dhe lirinë e Kosovës

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi nga ana e Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Shaqir Totaj.

    Për marrjen e këtij çmimi kreun e integristëve e uruan edhe nga Vetëvendosja po edhe PDK-ja e LDK-ja dhe të gjitha partitë që janë pjesmarrëse në Këshillin e Komunës së Prizrenit. Të gjithë përfaqësuesit e partive në Prizëren numëruan të arriturat dhe sukseset politike të Ali Ahmetit.

    Përveç sukseseve politike, përfaqësuesit politik në Kosovë numëruan edhe sakrificat dhe përkushtimin e Ali Ahmetit, (Abaz Gjukës) për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës gjatë luftës së UÇK-së.

    “Ne vërtetë lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë edhe pas lidhjes. Na e ka mbajt shpirtin gjallë sepse na mësoi se sit ë mos etemi të ndërtojmë program deri në çlirim sepse vet lidhja e Prizrenit ishte një platform për zhvillimin e tokave shqiptare. Na mbajti gjall mesazhi në Prizren. Unë do doja të ju falënderoj shumë për këtë titull, kam më shumë përgjegjësi, këtë e ndaj me bashkëqytetarët e mi, kryetari të njëjtin po ua ndanë bashkëluftëtarëve. Me bashkëluftëtarët na ka lidhë ideali që ne deri në realizim nuk u dorëzuam, një pjesë ra për të mos vdekur kurrë, një pjesë e jetësoi, idealin, lirinë, pavarësinë, një pjesë përballet me drejtësinë ndërkombëtar edhe padrejtësisht gjykohet historia më e drejtë dhe e madhe e shqiptarëve. Jam shumë i sigurtë që në këtë përballje UÇK-ja do të triumfojë dhe do dalë faqebardhë. Falemderoj të gjithë mjekët e UÇK-së që shpëtuan jetën e ushtarëve, sepse destinacioni më i afërt ishte Prizreni. Nuk do të ju zhgënjej, do të jemë bashkëqytetarë i të gjithë juve, bashkëveprimtarëve. Falemderit, rofshi e qofshi, të rrojë populli jonë”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.