07/09/2024
ShowBiz

Publikohet kënga zyrtare që do shoqërojë kombëtaren në EURO 2024

    Këngëtari i njohur nga Kosova Capital T ka publikuar sot këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare gjatë këtij kampionati europian në Gjermani.

    Kënga titullohet “Albania” dhe përveç krenarisë për ekipin e kombëtares në tekst dhe në videoklip evidentohen edhe karakteristika të tjera të Shqipërisë. Capital T kishte ditë që kishte njoftuar këtë këngë kaq të ndjerë dhe momenti për ta dëgjuar të gjithë erdhi.

    Kjo këngë do të ndjekë kombëtaren në rrugëtimin që për ne nis në 15 qershor, në sfidën me Italinë, më pas me Kroacinë dhe në fund me Spanjën.