21/12/2024
Magazina ShowBiz

Pretendon se është mbesa e Dritëroit, zbulohet lidhja e Ilnisës me shkrimtarin

    Që në momentin që Ilnisa Agolli u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip, vërdallë nëpër portale dhe media qarkulloi lajmi se ajo është mbesa e kolosit të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit.

    Edhe vetë Ilnisa brenda në shtëpi ka pohuar me krenari se Dritëroin e ka xhaxha dhe është mbesa e tij, duke rrëfyer dhe marrëdhënien e veçantë që ka pasur me të.

    Por, cila është lidhja e vërtetë mes Ilnisës dhe të madhit Dritëro?

    Ka qenë vetë vëllai i gazetares, Kevi Agolli, i cili ka zbuluar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij. Ai ka treguar se Dritëro Agolli është vëllai i gjyshit të tij dhe se në të vërtetë si Ilnisa po ashtu dhe ai nuk e kanë atë xhaxha biologjik.

     “Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra.  Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”,ka treguar Kevi.

    Pra si përfundim, nipi i Dritëroit është babai i Ilnisës!