Connect with us

Lajme

Popovski: Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit


Nikolla Poposki në kuadër të emisionit Zig Zag në TV Art, deklaroi se më në fund punët kanë marrë të mbarën dhe dialogu po zhvillohet atje ku edhe e ka vendin duke aluduar në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pavarësisht faktit se deputetët e partisë së tij kanë bllokuar zgjedhjen e kryetarit, zv/kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

“Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski.

Për Popovskin mënyra e vetme për tu tejkaluar kjo situatë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

“Afati më i shpejtë për zgjedhjet lokale mendoj se është në qershor ose korrik. Logjike është që njëkohësisht të mbahen edhe zgjedhjet lokale si e vetmja mënyrë që të tejkalohet kjo situatë”, tha Popovski.

Nëse duhet apo jo të ketë një Përzhino të re Popovski thotë se ato duhet të merren vesh mes veti për praktikat e ardhshme politike.

“Mendoj se jo. Perzhina nuk na i zgjidh problemet. Mendoj se duhet të merremi vesh mes nesh për praktikat e ardhshme politike. Edhe pas disa marrëveshjeve politike si Përzhina dhe zgjedhjet e reja Maqedonia nuk ka dalë nga kriza”, u shpreh Popovski.

Në pyetjen e gazetarit pse nuk kanë pasur seancë me Qeverinë e Shqipërisë përderisa disa here kanë pasur seance ndërqeveritare me atë të Serbisë Popovski tha se të paktën katër here i kanë dërguar ftesë Tiranës zyrtare për seancë ndërqeveritare por për arsye të ndryshme nuk është realizuar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

BDI: Krijim të Fondit për nxitjen e diturisë, mbështetjen e inovacioneve dhe aftësive afariste tek të rinjtë

BDI-ja sot gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, premtoi krijimin e Fondit për nxitjen e diturisë, mbështetjen e inovacionedhe dhe aftësive afariste tek të rinjtë, transmeton Portalb.mk.

“Mes zotimeve të parapara për të rinjtë, Ziberi nënvizoi edhe rëndësinë e hapjes së shkollave profesionale në çdo komunë si dhe krijimin e një Fondi për nxitjen e diturisë, mbështetjen e inovacioneve dhe aftësive afariste tek të rinjtë”, raportojnë nga BDI-ja.

Ata përsëritin premtimin se do të lirohen për tre vjet nga tatimi të punësuarit nën moshën 35 vjeçare.

“Unë jam këtu për ju të rinjtë, dhe pjesa kyçe e programit tim të prezantuar për 100 ditët e para, është pikërisht përforcimi i ekonomisë dhe krijimi i mundësive për ju, dhe këtë e kam planifikuar përmes një sërë masash. Fillimisht do të ulim në zero tatimin personal për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë, nën moshën 35 vjeç”, deklaroi Naser Ziberi, kandidati i BDI-së për kryeministër.

Ai përsëriti premtimin se do të subvencionohen 50% e kontributeve sociale për tre vitet e ardhshme për çdo punësim të ri, që do të përmirësojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në ndërmarrjet private.

BDI-ja gjithashtu sot përsëriti premtimin për ndryshimin e himnit dhe simboleve shtetëror, ashtu që të ketë elemente edhe të etnive tjera.

Continue Reading

Botë

Video/ E tmerrshme: Godet me objekt të fortë fëmijën 2 vjeçar

Policia e New York ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik me mjet të fortë, ndaj një fëmije 2 vjeçar.

Para arrestimit, policia kishte lëshuar një video të autorit të këtij akti të shëmtuar, duke njoftuar se personi në fjalë, ka sulmuar me mjet të fortë një fëmijë, duke e goditur mbi vetull, duke i shkaktuar lëndime trupore, pa asnjë lloj provokimi dhe pa shkas. Sulmi kishte ndodhur shumë pranë parkut “Morningside Park” rreth orë 09:30 të mëngjesit, njofton Fox News, raporton Insajderi.

Sulmi ishte kryer nga 35 vjeçari, Anthony Gonzalez, i cili po akuzohet për sulm dhe armëmbajtje./Insajderi.com

Continue Reading

Botë

Anglia hap dyert për Italinë dhe 58 shtete të tjera, por jo për Amerikën

Qeveria e Anglisë, ka filluar të lehtësojë masat e saj kundër Covid 19.

Ata kanë vendosur që të hapin kufijt e tyre me 59 shtete të botës, duke përfshirë shtete si Italia, Gjermania, Franca etj, por ky lehtësim, nuk vlen për vizitorët nga Amerika, shkruan CNN, raporton Insajderi.com.

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Amerika për në Angli, do të detyrohen të karantinohen dhe të ndekin udhëzimet strikte që ka vendosur qeveria e Johnson.

Kjo sepse Amerika po konsiderohet si një nga vatrat ku ka përhapje më të madhe të Covid 19./Insajderi.com

Continue Reading

Recent Posts