Connect with us

Lajme

Po digjet deponia e Tetovës(VIDEO)

Prej në mëngjes po digjet deponia e Tetovës, ndërkohë që në terren kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Nga djegia e deponisë është krijuar një re e zezë mbi gjithë qytetin duke shfaqur kështu shqetësim tek banorët e qytetit të Tetovës.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, ndërkohë që në terren është edhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, e cila nga afër ndjek tentativat e zjarrfikësve për të shuar zjarrin e deponisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HQeLiMoGkus

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Edhe 3 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Janë shënuar 58 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Numri i të vdekurve është bërë i ditur përmes njoftimit të çdohershëm të IKSHPK-së ku njoftohet për 58 raste të vdekjes me Covid-19, të premten mbrëma, ku të enjten IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Insajderi.com

Continue Reading

Botë

Putin e telefonon Khabib-in, e ngushëllon për babanë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka telefonuar Khabib Nurmagomedov, për ta ngushëlluar për vdekjen e babait të tij, trajnerit legjendar Abdulmanap, i cili vdiq sot, e premte, nga COVID-19, në moshën 57 vjeçare, shkruajnë mediat ruse, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se Putin ka kontaktuar me kampionin e peshave të lehta në UFC, dhe i ka shprehur ngushëllime për babanë, që fillimisht u infektua me virusin Corona në maj.

Putin i kishte ftuar Nurmagomedov-ët në zyrën e tij, kur Khabib pati mposhtur Conor McGregor në tetor të vitit 2018, në ndeshjen më të shikuar të të gjitha kohërave në artet marciale të përziera./Insajderi.com

Continue Reading

Botë

Ish-shefi i “Formula One” bëhet baba në moshën 89 vjeçare

Ish-shefi i “Formula One”, Bernie Ecclestone është bërë baba në moshën 89-vjeçare. Ai dhe bashkëshortja e tij, 44-vjeçarja Fabiana Flosi, janë bërë prindër të një djali, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Foshnja djalë lindi të mërkurën dhe quhet Ace, një zëdhënës i Ecclestone konfirmoi për CNN.

Ardhja e re do të jetë djali i parë i miliarderit, dhe fëmija i tij i parë me Flosi, duke u bashkuar me vajzat Tamara, Petra dhe Deborah nga martesat e mëparshme të Ecclestone.

Ecclestone dhe Flosi ishin martuar në vitin 2012, dhe në vitin 2016 nëna e Flosi u kidnapua për shpërblim në Brazil. Aparecida Schunck Flosi Palmeira u la e lirë një javë pasi ishte rrëmbyer.

Ecclestone drejtoi Formula Një për 40 vjet para se të rrëzohej në 2017-ën. /Insajderi.com

Continue Reading

Recent Posts