Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Nju Jork gjatë një feste familjare më 8 Mars, 46-vjeçarin Dzhamsed Nematov, goditi bashkëshorten e tij me mjet prerës si dhe kishte sulmuar policinë.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit të policëve që hapën zjarr dhe vranë 46-vjeçarin Dzhamsed Nematov.Në video, Nematov mund të shihet duke mbajtur një thikë në dorën e djathtë dhe duke lëvizur kërcënues drejt oficerëve të policisë që ishin informuar për incidentin e përgjakshëm në një apartament në Queens.