Salim Sulejmani, ish myftiu i Strugës për 12 vite me radhë do të kandidojë për Njësinë Zgjedhore numër 5. Ai do të përfaqësojë koalicionin “Vlen” në këtë zonë, shkruan news33.tv.
Përveçse ka qenë Hoxhë për shumë vite, Salim Sulejmani njihet nga të gjithë edhe si një mbështetës i flaktë i Ramiz Merkos.
Të shumta kanë qenë ato takime ku dhe nëpër festa të veçanta Sulejmani ka pritur Ramiz Merkon.
Madje, në qershor të 2021 Ramiz Merko gjatë vizitës në myftinë e Strugës nuk ka shkuar duar bosh. Përveçse ka takuar mikun e tij Salim Sulejmanin ai aso kohe dhuroi dhe një makinë për shërbime funerale.
Aso kohe Sulejmani falënderonte Merkon për zemërgjerësinë që kryetari i Strugës tregonte për institucionin fetar.
“Lusim Zotin e Madhërishëm që bamirësve tu japi shëndet dhe ti shpërblejë me të mirat e Tijë”, kështu luste Zotin dikur Salim Sulejmani për mikun e tij Ramiz Merkon.