21/12/2024
Lajme Shqipëri

Përgjaket Shqipëria, vriten dy persona, një i plagosur

    Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbetën të vdekur dy shtetas.

    Përmes një njoftimi zyrtar blutë e qytetit juglindor kanë bërë me dije se rreth orës 20:25, në lagjen nr.18, rruga “Koço Golniku”, ku Jorgo Prifti qëlloi me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit, i identifikuar si Emiljano Pine.

    Pasi qëlloi Pinen, Prifti u vetëvra me armën e krimit. Ndërkohë, 40-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Deri më tani dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një konflikt në familje.

    Ndërkohë, në Fushë Krujë nje person ka mbetur i plagosur. Teksa ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij, shkruan news33.tv.