Ka përfunduar sot kontrata e Luiz Ejllit me Top Channel. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kjo kontratë që në fillim shkakti bujë të madhe në rrjet, pasi u firmos në kushte izolimi, kur banorët e BB2 ende nuk ishin në dijeni të popullaritetit të tyre. Po kush do të merret tanimë me menaxhimin e Luizit, i cili ende ruan të njëjtin sukses dhe përkrahje ashtu si një vit më parë.
Vlen të theksohet se artisti është parë nën shoqërinë e shumë kolegëve nga Kosova. Po ashtu Jetmir Agaj, i cili është edhe menaxheri i Bardhit konfirmoi se kanë arritur konsensus për një kontratë menaxheriale me Luizin, por pa përcaktuar një afat kohor.