Delin Beqiri 36 vjeç, i cili ndodhej në burg me akuzën e abuzimit seksual, ka ndërruar jetë në burgun e Kordhialos në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ishte duke kryer aktivitet fizik në oborr, kur në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por shqiptari ka dhënë frymë brenda automjetit.
Nga provat e para mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.
Delin Beqiri me origjinë Lushnja, u arrestua në fillim të marsit, pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht për 11 vite me vajzën e partneres së tij.
Ka qenë 25-vjeçarja, e cila e denoncoi në polici, duke thënë se partneri 36-vjeçar i nënës së saj 50-vjeçare e ka abuzuar me të prej vitesh.
36-vjeçari ka nisur ta dhunojë dhe kërcënojë, duke i thënë se nëse do t’i tregonte ndokujt për rastin atëherë do i publikonte videot intime që kishte regjistruar gjatë aktit.
Personi në fjalë ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që nga viti 2013, kur vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeçe. Sapo ajo mbushi 18 vjeç, shqiptari filloi ta përdhunonte dhe madje e ka përdorur edhe për të shitur drogë.